Nazim Gagica ka bërë thirrje publike kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, që të ndalojë përdorimin e doracakut “Edukimi Seksual dhe Riprodhues” në shkollat e komunës.
Sipas tij, ky doracak, i prezantuar gjatë Javës së Promovimit të Shëndetit në Shkolla nga MASHT, përbën rrezik për familjen dhe vlerat shoqërore.
Gagica thekson se mbrojtja e familjes është një obligim moral dhe qytetar, dhe bën apel që Gjilani të ndjekë shembullin e komunave të tjera që tashmë janë pozicionuar kundër këtij materiali.
Shkrimi i plotë:
Është obligim i yni të kujdesemi dhe ta mbrojmë familjen. Çdo përpjekje e kujtdo qoftë për me dëmtu familjen, sigurisht që do të përballet me reagim qytetar e politik që e duan Kosovën dhe të ardhmen tonë të shëndosh.
Ftojë institucionet komunale, veçmas kryetarin e Komunës së Gjilanit për ta ndaluar përdorimin e Doracakut “Edukimi Seksual dhe Riprodhues” për nivelet 1-5, 6-9, dhe 10-12, i cili u prezentua me 10 tetor 2023, në Javën e promovimit të shëndetit në shkolla, me temën “Edukimi seksual gjithëpërfshirës në shkolla”, organizuar nga MASHT.
Komuna e Gjilanit duhet të reflektoj njëjtë sikur komunat tjera që tanimë hapur janë deklaruar se nuk do të punojnë me këtë doracak. Bashkë të reflektojmë në interes të qytetarëve dhe të familjes!