Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së me numër 43, Nazim Gagica, ka ripërsëritur angazhimin e tij për zhvillimin e sportit në Kosovë, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore për përfaqësimin dinjitoz të vendit.
Gagica, së bashku me kandidatët Ahmet Isufi, Zarife Asllani dhe Labinot Gjini, ka vizituar klubin e futbollit KF Vllaznia nga Pozharani i Vitisë, ku është pritur nga trajneri i shquar Sallah Sherifi.
Ai ka theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka në prioritet ndërtimin e stadiumeve dhe përmirësimin e kushteve për sportistët dhe tifozët, duke e konsideruar këtë si një obligim ndaj komunitetit sportiv.
Statusi i plotë:
Gjithmonë kënaqësi të jemi pranë sportistëve dhe në fusha sportive! Investimi në sport sot është përfaqësimi më i mirë i Republikës nesër.
Bashkë me kandidatët për deputetë, Ahmet Isufi, Zarife Asllani dhe Labinot Gjini, u mirëpritëm në KF Vllaznia nga Pozharani i Vitisë, nga trajneri i tyre i shquar, Sallah Sherifi. U informuam nga afër për sfidat me të cilat përballen ata dhe sporti kosovar në përgjithësi.
Aleanca ka prioritet ndërtimin e stadiumeve sportive dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në gjithë Kosovën. Sepse është obligimi ynë t’u sigurojmë kushte më të mira sportistëve tanë dhe tifozerisë sonë të flaktë!
Ishim pranë sportistëve – dhe do të jemi gjithmonë!
✅ 137 për Kosovën Fituese!