Përmes rrjeteve sociale Gagica ka falënderuar ata që e kanë përkrahur në mënyra të ndryshme, duke e uruar për nominimin e tij – kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit.
POSTIMi:
Të dashur qytetarë të Gjilanit
Shfrytëzoj rastin që nëpërmjet këtij postimi t’iu falënderojë secilin nga ju që më keni uruar dhe shprehur përkrahjen tuaj për kandidaturën time për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Pa ju dhe mbështetjen tuaj, nuk bëhet asgjë. Faleminderit!
Gjatë karrierës sime politike kam pasur shansin të ballafaqohem me shumë përgjegjësi publike të cilat nuk ishin të lehta, sidomos kur bëhet fjalë për dikaster të ndjeshëm dhe me përgjegjësi.
Mendoj unë, se ia kam dal t’i kryej me sukses, përgjegjësi dhe ndershmëri, ashtu siç edhe jam i edukuar nga familja, ashtu siç edhe më ka përkrah rrethi im shoqëror e institucional.
Kandidatura ime për kryetar të Komunës së Gjilanit shpërfaq edhe një shans por tani në një nivel tjetër për ta dhënë kontributin tim në interes të qytetarëve dhe Komunës.
E kemi kuptuar me kohë se të qenit person zyrtar nënkupton se je në shërbim të qytetarëve dhe mbrojtjes së interesave të tyre dhe të shtetit. Këtë e kemi dëshmuar çdo herë dhe në secilën pikëpamje.
Ju ftojë të bëheni pjesë e jona në rrugëtimin tonë politik dhe arsye për këtë janë qeveria Haradinaj e cila pas shumë vitesh riktheu vëmendjen kah Anamorava, veçmas kah Gjilani, si dhe Komunat në të cilat ka udhëheq Aleanca në mandatin që po e lëmë pas dhe ku kishte një performancë jashtëzakonisht të mirë në saje të së cilës sot janë shumë më ndryshe se Komunat ku nuk e kishte pushtetin.
Ta ruajmë traditën tonë shqiptare; respekto tjetrin që ka mendim ndryshe, dhe bëje punën mirë dhe ndershëm për qytetarin dhe vendin tënd.
Dalshim faqebardhë!
NG