Nazim Gagica, kandidati i AAK-së me numrin 43, thekson rëndësinë e “Kullës së Bashkimit” në kodrën e Gjilanit si simbol të bashkimit të shqiptarëve nga të gjitha trevat dhe afërsisë së Luginës me Kosovën.
Gagica, së bashku me kandidatët e tjerë, flet për angazhimin e tij të përhershëm për kujdesin ndaj kategorive më të ndjeshme të shoqërisë dhe mbështetje për një Kosovë të fituar.
Statusi i plotë:
“Kulla e Bashkimit” në kodrën e Gjilanit është pikë bashkimi e shqiptarëve nga të gjitha trevat shqiptare. Kjo kullë e afron edhe më shumë Luginën me Kosovën përmes komandantit të njohur, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare në Kosovë e Luginë, Shefket Musliu.
Me kandidatët për deputetë, Ahmet Isufi, Emine Daci, Faton Jakupi e Fatmir Matoshi, takuam nga afër shumë ish-pjesëtarë të të gjitha luftërave çlirimtare. Vizioni ynë për Kosovën Fituese prek të gjitha kategoritë e shoqërisë me paga dhe pensione të dinjitetshme. I njohim mirë nevojat e sfidat e këtyre kategorive, sepse jemi bashkë vazhdimisht e për aq vjet sa ka liria e Kosovës. Prandaj, kujdesi ynë është dhe do të jetë i përhershëm.
✅ 137 për Kosovën Fituese!”