Kryetari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për pozitën, opozitën dhe udhëheqjen komunale që të lënë anash kalkulimet politike dhe të miratojnë sa më parë buxhetin e komunës.
Ai thekson se qytetarët nuk duhet të jenë viktima të përplasjeve partiake, ndërsa paralajmëron se vonesat mund të dëmtojnë projektet dhe shërbimet jetike për Gjilanin.
Statusi i plotë:
Thirrje për pozitën, opozitën dhe udhëheqjen komunale në Gjilan: Miratoni buxhetin tani!
Koha po ecën dhe qytetarët e Gjilanit nuk mund të jenë peng i kalkulimeve politike. Ky nuk është momenti për inate apo për lojëra partiake – është momenti për përgjegjësi.
Nuk ka “viktimë” e as fitues politik në këtë situatë, por ka një humbës të madh: qytetarin!
Prandaj, veproni tani! Miratoni buxhetin dhe lejoni që projektet dhe shërbimet e domosdoshme të mos mbesin peng i politikës. Interesi i qytetarëve duhet të jetë mbi gjithçka!