Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nazim Gagica, me numrin 43 në listë, ka nisur ditën me një takim me veteranët e sportit gjilanas.
Ai vlerësoi kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në themelimin dhe zhvillimin e sportit, veçanërisht në periudha të vështira okupimi.
Sipas Gagicës, këta sportistë nuk janë vetëm profesionistë të fushës, por edhe shembuj të ndershmërisë dhe përkushtimit për brezat e rinj.
Ai theksoi rëndësinë e takimeve të shpeshta me ta, duke i cilësuar si një burim frymëzimi dhe mësimi për komunitetin sportiv dhe më gjerë.
Statusi i plotë:
Ditën e nisa me veteranët e sportit gjilanas—ata që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për themelimin, ngritjen dhe mbajtjen gjallë të sportit në rrethana të vështira okupimi.
Secili prej tyre është një histori suksesi në vete. Përveçse sportistë profesionistë, ata janë edhe qytetarë të ndershëm dhe modele për brezat e rinj. Takimet me ta i kemi të shpeshta, sepse kemi çfarë të marrim dhe çfarë të mësojmë nga këta burra të mëdhenj të Gjilanit.
Ju paçim gjatë në mesin tonë dhe qofshi me shëndet!