Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Nazim Gagica, i cili mban numrin 43 në listë, së bashku me kandidatët Ahmet Isufi dhe Zarife Zaki Asllani, është pritur në një takim të ngrohtë nga familja Abazi në Gjilan.
Gagica theksoi se mesazhi i qytetarëve është i qartë—nevoja për ndryshim dhe përparim është urgjente.
Ai potencoi se Kosova meriton një qeveri që forcon shtetin dhe garanton një të ardhme të sigurt, duke ftuar qytetarët të mbështesin listën 137 për një Kosovë fituese.
Statusi i plotë:
Sonte, së bashku me kandidatët për deputetë, Ahmet Isufi e Zarife Zaki Asllani, kolegët tanë Selami Xhemajli e Pajazit Muji, patëm kënaqësinë të mirëpritemi nga familja Abazi në Gjilan, nga nikoqiri, miku ynë, Bujari.
Zëri i qytetarëve është i qartë—Kosova kërkon fitore dhe ndryshim. Në çdo shtëpi ku kemi trokitur dhe me çdo qytetar që kemi folur, mesazhi ka qenë i njëjtë: Koha për të përparuar është tani!
Kosova meriton një qeveri që punon, që forcon shtetin, dhe që garanton një të ardhme të sigurt. Me Haradinajn si kryeministër dhe përfaqësuesit tanë në Kuvend, kjo është e mundur.
Zgjidh ndryshimin! Voto 137 për Kosovën Fituese!