Në 43-vjetorin e rënies së Kadri Zekës dhe vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Nazim Gagica nderoi kujtimin e tyre përmes homazheve te Varrezat e Dëshmorëve, ku vendosi kurora lulesh tek varri i heroit Kadri Zeka.
Gagaica tha se ky janar përkujtohet si një muaj krenarie dhe dhimbjeje, reflektimi dhe zgjimi kombëtar. Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla mbeten shembuj të pavdekshëm të dashurisë së pakushtëzuar për atdheun, duke sakrifikuar gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Statusi i plotë:
Janari i krenarisë dhe dhimbjes, i reflektimit dhe zgjimit kombëtar. Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, tre atdhetarë intelektualë që u shndërruan në simbole të rezistencës dhe mobilizimit kombëtar.
Me jetën dhe veprën e tyre, ata dëshmuan dashurinë e pakushtëzuar për atdheun, duke dhënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë.
Heroizmi i tyre nuk është vetëm kujtesë historike, por frymëzim për çdo brez që synon të mbrojë vlerat e kombit.
Lavdi e përjetshme Kadri Zekës, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës!
Lavdi gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!