Kandidati për deputet dhe kryetari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka bërë homazhe sot pranë varrezave të dëshmorëve, duke nderuar kujtimin e heroit Reshat Ymeri.
Në përvjetorin e rënies së tij, Gagica, bashkë me kolegë dhe qytetarë, vlerësoi sakrificën e Ymerit, i cili refuzoi nënshtrimin dhe luftoi për lirinë e atdheut.
Ai e cilësoi atë si një figurë frymëzuese për brezat e rinj, të cilët ndoqën rrugën e tij drejt shtetformimit dhe lirisë.
“Lavdi jetës dhe veprës së Reshat Ymerit!” – u shpreh Gagica gjatë homazheve.
Statusi i plotë:
Reshat Ymeri bën pjesë në radhën e gjatë të patriotëve që refuzuan nënshtrimin dhe kërkuan lirinë për atdheun, duke u flijuar për të.
Sot, në përvjetorin e rënies së tij, së bashku me kolegë dhe qytetarë të shumtë, bëmë homazhe pranë lapidarit dhe varrit të tij, duke kujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën e këtij heroi. Ai, një djalë i ri, u bë frymëzim për shumë breza të mëvonshëm, të cilët u rreshtuan krah të drejtës sonë për liri dhe shtet.
Lavdi jetës dhe veprës së Reshat Ymerit!