Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Fitër Bajramit.
Ai ka shprehur urimet më të përzemërta për paqe, lumturi dhe begati në familjet e besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e dashurisë, solidaritetit dhe harmonisë në këtë ditë të shënuar.
“Zoti ju pranoftë agjërimin, lutjet dhe veprat e mira! Le të mbretërojnë dashuria dhe harmonia në zemrat tona sot dhe gjithmonë,” ka thënë Gagica në mesazhin e tij.