Drejtori i DKA-së në Gjilan Nazim Gagica, duket se nuk e ka harruar mësuesen e tij të parë shkruan Radio Star.
Ai sot ka vizituar atë duke i dhuruar një lule dhe një mirënjohje në shejë respekti për të.
Përmes një statusi në facebook, Gagica ka falemnderuar atë dhe i ka uruar shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë.
Postimi i plotë:
Absolutisht, ndjenjë e veçantë tek sa vizitova mësuesen time të parë të shkollës fillore “Selami Hallaqi”, mësuesen Ismete Veseli – frymëzimin e rrugëtimit tim.
Faleminderit për të gjitha mësuese e dashur dhe me krenari e them se ju ishit mësuesja ime.
I uroj nga zemra shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë.
Urime Dita e Mësuesit!/radiostar/