Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjilanit, Nazim Gagica, ka ushtruar sot të drejtën e votës.
Pas votimit, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje dhe ta shfrytëzojnë këtë ditë të demokracisë për të përcaktuar të ardhmen e qytetit.
Statusi i plotë:
Sapo kreva obligimin qytetar, votova!
Sot është dita e demokracisë, dita kur çdo qytetar e shpreh vullnetin e vet për të ardhmen e qytetit tonë.
Urime të gjithë qytetarëve të Gjilanit për pjesëmarrjen dhe kulturën demokratike që po dëshmojmë sot.
Ftoj secilin qytetar që ende s’e ka ushtruar të drejtën e votës, ta bëjë këtë, me bindje, me përgjegjësi e me dashuri për Gjilanin tonë.
Vota juaj është vendim për të ardhmen, zëri juaj është forca e ndryshimit!
Gëzuar Gjilan!