Nazim Gagica, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numër 43, paraqet një program të detajuar dhe afatgjatë për menaxhimin e ujërave dhe furnizimin me ujë të pijshëm në Komunën e Gjilanit dhe në gjithë Kosovën.
Ky program, pjesë e planit zgjedhor për periudhën 2025-2029, synon realizimin e projekteve të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës ujore, duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për furnizimin me ujë.
Me projekte konkrete, si ndërtimi i pendave në disa rajone, Gagica synon të sigurojë furnizim të qëndrueshëm dhe të mjaftueshëm për qytetarët e Kosovës.
Statusi i plotë:
Zgjidhja afatgjate e furnizimit me ujë në komunën e Gjilanit dhe në gjithë Kosovën.
Pjesë e programit tonë zgjedhorë 2025 – 2029, lidhur me menaxhimi i ujërave dhe furnizimi me ujë në Gjilan dhe në gjithë Kosovën.
Ne kemi hartuar një program të detajuar për infrastrukturën ujore duke planifikuar projekte të rëndesishme per katēr vitet e adhshme.
Qellimi ynë është të ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpērfshirëse për furnizimin me ujë të pijshẽm në të githë
Kosovên,
Kjo qasje do të kontribojë në përmirësimin e furnizimin me ujë, përmes realizimit të këtyre projekteve:
– Ndërtimi i Pendës së Pollatës në Podujevë.
– Ndërtimi i Pendës në Dragaçinë, Komuna e Suharekës.
– Ndërtimi i digës së Kuqicës në Drenicë.
– Ndërtimi i pendës në Desivojcë, dhe
– Zgjidhja afatgjatë e furnizimit me ujë në komunën e Gjilanit, e cila do të arrihet përmes tri opsioneve të projekteve kryesore për ndërtimin e pendave:
– Ndërtimi i pendës në rrjedhën e lumit Morava e Binçës tek Shusht në Viti.
– Ndërtimi i pendës në rrjedhën e lumit Llapushnica pranë fshatit Pogragjë, dhe
– Ndërtimi i pendës në rrjedhën e lumit Lepenc pranë fshatit Firajë, Komuna e Shtërpcës ( Projekti i Lepencit).
Realizimi i këtyrë projekteve ka vetëm një alternativë,
atë në numrin 137✅️ dhe
numrin tim 43✅️.