Nazim Mehmeti, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për zgjedhjet e 12 tetorit, ku garon me numrin 28 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ai thekson se angazhimi i tij politik është përkushtim ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit dhe shërbim me transparencë e përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Shkrimi i plotë:
Me nderin dhe përgjegjësinë që më është besuar nga qytetarët,shërbej si Ansableist në komunën e Gjilanit.
Angazhimi im në këtë rol nuk është vetëm një detyrë politik,por një përkushtim i vazhdueshëm ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit tonë,përmirësimit të jetës së përditshme të qytetarve dhe krijimit të mundësive të reja.
Si përfaqsues i vullnetit qytetar,qëllimi im është të dëgjoj zërin e secilit,të jap kontribut konkret në vendimarrje dhe të punoj me transparencë,ndershmëri dhe përgjegjësi.
Jam i bindur se këtë rrugëtim do t’a vazhdojm së bashku.
Prandaj,ju ftoj të qëndroni krah nesh,për të jetësuar çdo objektiv që kemi përpara dhe për t’a rikthyer Gjilanin aty ku e meriton të jetë!
Gjilani meriton më të mirën,në jemi gati për të vepruar!
#LDK
#Arbërismajli Kryetar
#Nazim Mehmeti 28