Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se tanimë është nënshkruar marrëveshja e bashkëfinancimit me MKRS, për renovimin e Palestës së sportit shkruan Radio Star.
Më tutje Hyseni ka dhënë detaje rreth kësaj marrëveshje, ku ka treguar se Komuna do ti jap 400 mijë euro, kurse MKRS do ti ndaj 2 milionë euro.
Shkrimi i plotë:
2.4 milionë euro për rinovimin e palestrës së sportit në Gjilan.
Në prezencë të Ministrit të MKRS Hajrullah Çeku, me sekretarin e MKRS nënshkruam amandamentin e marrëveshjes së bashkëfinancimit, ku nga 2.4 milionë euro, komuna do të financojë 400 mijë euro, ndërsa MKRS 2 milionë euro.
Për jetësimin e projekteve dhe kushteve më të mira në zhvillim të sportit!
#pergjilaninqeduam
#persportistet
#persportin