Qeveria e Kosovës ka ndarë 600 mijë euro për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Këto mjete janë ndarë nga Fondi i Rezervave dhe deponohen te Ministria e Kulturës.
Ministri i Financave Bedri Hamza ka thënë se për ngjarjet që kanë kosto duhet të planifikohen më herët. “Me qëllim që të na lehtësojnë punën është mirë që të planifikohet më kohë”, ka theksuar Hamza.