Është ndarë nga jeta edukatorja e respektuar, Valdete Idrizi-Fetahu.
Me rastin e vdekjes së saj, Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka shprehur ngushëllime për familjen Fetahu, të afërmit dhe kolegët e së ndjerës, duke vlerësuar kontributin e saj në arsim.
DKA-ja ka theksuar se kujtimi për Valdete Idrizi-Fetahun do të mbetet i përjetshëm.
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të edukatores së respektuar, Valdete Idrizi Fetahu.
Në emër të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan dhe në emrin tim personal, familjes së të ndjerës, të afërmve dhe kolegëve, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
Kujtimi për të ndjerën qoftë i përjetshëm!
U prehtë në paqen e amshuar!
Jeton Rexhepi
Drejtor i DKA-së – Gjilan










