Ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare Halil Xhelili, punëtor i gjimnazit ‘Zenal Hajdini’ në Gjilan.
Njoftimin e kanë dhënë familjarët, të cilët njëherësh kanë njoftuar se varrimi bëhet nesër, kurse të pamet mbahen nga e shtuna deri të hënën.
Zëvendësdrejtori i gjimnazit, Nexhat Buzuku ka bërë një dedikim për kolegun Halil Xhelili.
‘Sot me pikëllim të thellë mësuam për vdekjen e shokut tonë, Halil Xhelilit
Jemi shumë të trishtuar për vdekjen e shokut tonë.
Ne e kishim të vështirë ta pranonim lajmin për vdekjen e Halilit.
Ne vajtojmë thellë vdekjen e Halilit. Për ne, ai ishte gjithmonë një shembull i ndjeshmërisë, vëmendjes ndaj të tjerëve.
Dallohej për tipare pozitive, komunikues dhe plot jetë.
Është një goditje e rëndë për ne largimi i Halilit nga kjo botë.
Ai në të gjallë shërbeu si model frymëzimi me batutat, me leximet, me fragmentet nga romanet që lexonte vazhdimisht.
Është e vështirë të besohet se ai tashmë është shuar dhe nuk do të jetë në mesin tonë.
Q’i duhen vdekjes njerëz që e duan jetën, që i duhen jetës, sikur Halili ynë, shoku ynë i punës.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe shokëve të tij të punës!
U prehtë në paqen e pasosun të yllsisë!’ – ka shkruar Buzuku.
Halil Xhelili la pas vete bashkëshorten dhe dy fëmijë. /Mediafokus.info