Postimi i plotë nga Shefik Surdulli
Nijazi Vokshi
In Memoriam
Nijaziun e kemi patur bashkëvendës dhe fqinj të mirë.
Ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës në Gjilan, që i ka shërbyer vendit me nder e devotshmëri.
I pastër, se ka jetuar nga djersa e vet dhe e familjes së tij të mrekullueshme.
Ai vinte nga një familje atdhetare dhe përparimtare, nga Kika e kaçakut me nam – Lotë Vaku (kushëri).
Djalë mësuesi, i edukuar mirë dhe drejt.
Pas vetes ka lënë fëmijë të arsimuar, poashtu të edukuar në këtë frymë.
Ne, bashëvendësit e tij, i shprehim ngushëllime familjes dhe në këtë rast bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre!
Lamturmirë Nijazi?!