Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, shkrimtari dhe studiuesi i mirënjohur nga Vitia, Ramadan Musliu.
Musliu ishte i infektuar me COVID-19 dhe prej disa ditësh ishte në trajtim spitalor në Prishtinë.
Lajmi për vdekjen e tij, është bërë i ditur sot, nga familjarët përmes rrejtit social “Facebook”.
“Familjarë, miq shok e dashamire me pikëllim të thellë, ju njoftojm se ndrroi jetë vëllau, daja, agja yne Ramadan Musli Musliu”, thuhet në njoftim.
Ai jetonte në Prishtinë. Ramadan Musliu ka qenë fitues i disa çmimeve letrare në vend.
Në vitin 2017, në Gjilan, Musliu u shpall fitues i çmimit të 11-të letrar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”.
Veprimtarinë e tij letrare e dëshmoi kryesisht në dy fusha: si poet dhe si studiues i letërsisë, ku dha një ndihmesë të rëndësishëme për pasurimin e poezisë sonë dhe të studimit letrar.
Ai gjatë viteve 1977-1980 ka punuar arsimtar i lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe në Qendrën Shkollore “Kuvendi i Lezhës”. Ramadan Musliu, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2004 deri në vitin 2007.
Krijimtaria e plotë e Ramadan Musliut:
1993 – 2004 Punoi si redaktor kulture e pastaj edhe si drejtues i të përditshmes “Rilindja”, botimi i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe drejtoi Shtepinë botuese “Eurorilindja”.
2003 – 2004 Drejtoi revistën letrare “Kalendari letrar”.
2004 – 2007 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.
2008 – 2010 Punoi si këshilltar politik i ministrit të kulturës në Qeverinë e Kosovës.
Botoi pesë libra me studime dhe kritikë letrare:
1990 – “Mbindërtimi poetik”, Prishtinë;
1998 – “Konfiguracione narrative”, Tiranë;
2005 – “Estetikja e dallueshme”, Prishtinë;
2010 – “Ekskurs në letërsinë për fëmijë”, Shkup;
2012 – “Tangjenta letrare”, Prishtinë;
1997 – “Vetëripërtëritja e totalitarizmit”, Tiranë, libër publicistik
Autor i pesë librave me poezi:
1981 “Parodia e trupiut”, Prishtinë;
1985 “Shqisa e gjashtë”, Prishtinë;
1987 “Pasqyra e të rrëfyerit”, Prishtinë,
1996 “Kënga e sibilave”, Tiranë,
2004 “Në zemrën e gjërave”, Prishtinë
Poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, rumanisht, frëngjisht, serbisht, maqedonisht slllovenisht dhe është prezantuar në antologjinë e poezive ndërkombtare për vitin 2010 dhe është fitues i disa çmimeve letrare.