Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, Xhangyle Ilijazi, profesoreshë e anglishtes, një grua e fortë dhe e sukseshme, një simbol i dijes dhe qytetarisë në Gjilan.
Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e kanë dhënë familjarë dhe mike të saj.
‘Teta Xhangyl na paska lenë. Një pamje dhe zë që më ka përcjellë gjatë gjithë jetës sime. Me të kam ndarë shumë momente në jetë dhe në këto momente të vështira unë ndaj ndjenjat e pikëllimit me axhen Bashkim, Besfortin, Isën, Drenin dhe të gjithë të dashurit e saj. Sa nder dhe çfarë bekimi është për mua që shumë këshilla të saj më kanë shërbyer në jetë. Ajo ishte një bekim i vërtetë në jetën e të gjithëve dhe do të na merr malli për të. Teta Xhangyl, ti nuk shkëputesh dot nga ne sepse veprat dhe fjalët e lënë pas do të jetojnë cdo herë. Shpirti yt bëftë dritë’, ka shkruar Arta Rexhepi, njëra prej mikeve të saj.