Policia e Kosovës bashkë me Inspektoratin në Kamenicë kanë ndaluar punimet e disa objekteve në vendin ku ishin kazinotë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtor i Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit, Zotrim Kastrati, i cili tha se punimet janë ndalur meqë nuk kanë leje për ndërtim.
Kazinotë ilegale u rrëzuan më 19 shtator të vitit të kaluar në një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës.
Fotografitë janë publikuar nga mediumi lokal “Kamenica Press” .