Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se të mërkurën ka ndaluar importin e deleve dhe dhive të gjalla nga Maqedonia e Veriut.
Vendimi thuhet se është marrë pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes “Gjuha e Kaltër”, me qellim të parandalimit të përhapjes së saj në Kosovë.
“Pas konfirmimit të rasteve të para me sëmundjen ‘’ Gjuha e Kaltër’’ në Maqedoninë e Veriut . Me qellim të parandalim të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, ka vendosur masën ndalese se pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi”, thuhet në njoftim.
Njëkohësisht, AUV-i ka apeluar të gjithë fermerët, të cilët lëshojnë bagëtitë në zonat e brezit kufitar me Maqedoninë e Veriut të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre, si dhe të shmangin kontakte me kafshët e tufave nga ky vend.
“Të gjitha autoritetet të ndihmojnë në respektim të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të respektojnë urdhëresat për të ruajtur shëndetin e tufave të tyre”, theksohet në njoftim.
Sipas AUV-it, sëmundja e kafshëve “Gjuha e Kaltër” është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides.
Po ashtu theksohet se sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë.
“Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhi, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes. Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është mobilizuar qe të mbikëqyrë me rreptësi masat e vendosura dhe ta parandaloj përhapjen e sëmundjes në vendin tonë. Përderisa kemi dy sëmundje të ndryshme prezentë në dy vendet fqinjët, e të cilat prekin të njëjtat lloje të kafshëve Dele, Dhi. Kërkojmë qe fermerët të aktivizojnë masat e biosigurisë në fermat e tyre. Njëkohësisht mbi çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve ne tufë, të njoftojnë menjëherë veterinarin”, bëhet e ditur në njoftim.