Një propozim i ekstremistëve të djathtë për të ndaluar mbulesat e fytyrës në Zvicër ka fituar me një rezultat të ngushtë në referendum.
Iniciativa për ta ndryshuar kushtetutën zvicerane kaloi me një diferencë 51.2% – 48.8%, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Ky propozim nuk e përmend fenë Islame drejtpërsëdrejti dhe gjithashtu përmes tij synohet që t’u ndalohet protestuesve të dhunshëm që të mbajnë maska.
Megjithatë, politikanët lokalë, mediat dhe aktivistët e kanë quajtur ndalim të burkës.
“Në Zvicër, tradita jonë është që ju të tregoni fytyrën tuaj. Kjo është një prej lirive tona themelore”, ka thënë kryetari i komitetit të referendumit, Walter Wobmann.