Zyrtari policor, Haris Kelmendi, është ndaluar këtë të shtunë, për rastin e dhunës së ushtruar nga ana e tij ndaj një 18 vjeçari në vitin 2018.
Ndalimin e tij e ka konfirmuar për KlanKosova.tv përfaqësuesi i tij ligjor, Naim Rudari.
“Dje klienti im është ndaluar dhe më pas është liruar me urdhër të prokurorit. Pas presionit mediatik, prokuroria është udhëzuar sot që ta marrë në pyetje përsëri dhe është urdhëruar që të shkojë në ndalim policor prej 48 orësh”, është shprehur Rudari.
“Ndalimi i tij është i padrejtë”.