Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas rus në kufi i cili tentonte të hyjë me mjete monetare të padeklaruara.
Përmes njoftimit, PK ka bërë të ditur se te i dyshuari janë gjetur një çantë personale, sasi e mjeteve të padeklaruara në vlerë totale prej dhjetë mijë dollarë dhe dy mijë euro.
“Me datën 27.09.2022, në hyrje të Republikës së Kosovës, ka ardhur automjeti BMË, ngjyrë hiri, me targa bullgare, të cilin e drejtonte shtetasi rus me iniciale E. S. viti i lindjes 1996, i lindur në Rusi. Automjeti i lartcekur nga autoritetet kompetente kufitare të Republikës së Kosovës është selektuar në vijën e dytë të kontrollit dhe gjatë kontrollit së bashku me doganën, në brendësinë e automjetit, në bagazhin e automjetit, në një çantë personale, janë gjetur sasi e mjeteve monetare të padeklaruara në vlere totale prej: dhjetë mijë (10000) dollarë USA (100 x 100 dollarë) dhe dy mijë (2000) euro (40 X 50 euro)”, thuhet në njoftim.
Tutje, nga Policia thuhet se rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme ligjore.