Pas numërimit të gjitha votave me kusht, sipas analistit dhe njohësit shumë të mirë të procesit zgjedhor, Blerim Vela, NISMA e Fatmir Limajt do ta kalojë pragun dhe do të fitojë 6 deputetë.
Sipas tij, me rezultatin aktual Vetëvendosje do të ketë 29 deputetë, LDK 28, PDK 24 dhe AAK 13.
Ndërkohë pritet edhe numërimi i një pjesë të votave të ardhura nga diaspora të cilat nuk kishin arritur me kohë në Kosovë, e për numërimin e të cilave ka marrë vendim dje Gjykata.
Postimi i plotë i Blerim Velës:
Ndarja e uleseve ne Kuvendin e Kosoves sipas votave te numeruara deri tani:
LVV: 29
LDK: 28
PDK: 24
AAK: 13
NISMA: 6
Nese Nisma nuk e kalon pragun:
LVV: 31
LDK: 30
PDK: 25
AAK: 14