Policia e Kosovës ka hapur rast ndaj një personi në Ferizaj.
Kjo pasi i njëjti dyshohet se ka ndërhyrë në kilometrazhin e veturës.
Rasti me vendim të prokurorit është duke u hetuar në procedurë të rregullt.
“Ferizaj 18.03.2021 – NN. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është hapur rast, pasi që i njëjti dyshohet se kishte ndërhyrë në kilometrazhin e veturës. Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.