Në hollin e Palestrës Sportive “Bashkim Selishta –Petriti” në Gjilan, ku janë të vendosura fotot e sportistëve eminent ndër vite, sot janë nderuar për kontributin e dhënë gjatë karrierës së tyre edhe legjendat e sportit – Mexhit Devaja, Fahredin Sherifi, Halim Halimi e Shemsi Kurtalani me shokë. Në këtë organizim u vendos fotoja e hendbollistit të parë shqiptarë, Halim Halimi, i cili që nga themelimi i lojës së hendbollit ishte pioniri i parë i saj, por fatkeqësisht hendbollisti i parë i qytetit të Gjilanit, nuk është më në mesin tonë por do të krenohemi për shumë kohë për veprën e tij.
Fotoja e Fahredin Sherifit do të zë vend në këtë holl, si drejtori i parë që nga themelimi i saj në vitin 1979, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për 14 vite rresht. Një vend meritor zë edhe fotoja e Mexhit Devajës, ish-kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, i cili është kryetari i pare i sporteve që në Republikën e Kosovës e pranoi Fedratën e Kosovës si ekip në arenën ndërkombëtare – ndodhi kjo ne vitin 2004. Poashtu, edhe ish-boksieri Shemsi Kurtalani në fillim të viteve të 80-ta dha një kontribut në afërmimin e boksit, por i cili edhe ky legjend nuk është më në mesin tone, sëbashku me shokët e tij të skuadrës do të përkujtohen për shumë vite.
Me nderimin e këtyre legjendave, gazetari Sylejman Ismajli ka theksuar. “Eshtë një nder i veqant që këta legjenda të vendosen në Palestër me fotot e tyre, për ta është një shpërblim i vogël për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në sportet e udhëheqjen e tyre”. Përgjegjësii Palestrës Sportive Bashkim Selishta –Petriti, Adnan Hoxha ka bërë të ditur se është nder i veqant që në cfardo mënyre ti përkujtojmë e ti nderojmë sportistët e kontribuesit me vlera të mëdha. Në emër të familjarëve Fahredin Sherifi ka falenderuar gazetarin Sylejman Ismajli e përgjegjësin e Palestrës Adnan Hoxhën, që kanë marrë këtë inciativë duke na nderuar të gjithëve.