Ai është nderuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Të premten Oda Ekonomike e Kosovës ka nderuar me çmim investuesin shqiptar nga Zvicra, Fehmi Fetahu.
Ai është nderuar për kontributin e dhënë në Kosovë, njëra ndër to edhe investimi në “Vali Ranch”, ku janë të punësuar rreth 150 punëtorë, pra 150 familje përfitojnë nga ky investim, shkruan albinfo.ch.
Fetahu gjithashtu ka ndihmuar Kosovën në forma të ndryshme, në momentet më të vështira, duke u gjendur atëherë kur ishte nevoja.
Ai është shprehur shumë i kënaqur që puna e tij po vlerësohet edhe në Kosovë. “Jam shumë i nderuar me këtë çmim. Ftoj edhe të tjerët që të investojnë në Kosovë, sepse nuk është vështirë, atëherë, kur ki dëshirë të madhe”, ka thënë Fetahu, në organizimin për nder të tij.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka folur për veprat e Fetahut, duke u shprehur i kënaqur që e nderojnë atë, dhe kjo është më së paku që mund të bëjnë, duke marrë parasysh ndihmën e madhe që ka dhënë.