Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar për një ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë në lagjen Dheu i Bardhë, të martën më 21 maj 2025, nga ora 09:00 deri në 18:00.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja po bëhet për shkak të punimeve teknike në sistemin e ujësjellësit, konkretisht për realizimin e lidhjeve të reja individuale në gypin e ri të ujit.
KRU “Hidromorava” bën thirrje për mirëkuptim nga qytetarët dhe siguron se ekipet teknike do të punojnë me intensitet për përfundimin sa më të shpejtë të punimeve.
Për çdo pyetje apo nevojë për informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin pa pagesë 0800 61 000, ndërsa numri 044 719 813 aktualisht është jofunksional për shkak të kujdestarisë inaktive.
KRU “Hidromorava” falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e vazhdueshëm.