Minatorët e “Trepçës” kanë ndërprerë grevën, të cilën e kishin filluar para dhjetë dite, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Siç raportohet në media marrëveshja ndërmjet minatorëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë është arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga Sindikata e Trepçës nuk kanë dhënë ende detaje rreth kësaj ujdie.
Kërkesat e minatorëve ishin për realizimin e pagës mujore me kohë teksa kërkojnë edhe sigurimin e kushteve të punës.