Organizatori i reality show “It’s my home”, Valon Maloku ka njoftuar se KPM ka ndërprerë transmetimin e tij.
Vendimi i KPM-së erdhi pas skenave të dhunshme të shfaqura dje mes pjesëmarrësve në “It’s my home”.
“Sipas vendimit te KPM-se programi Reality show “It’s my home” nderprehet menjëherë ne transmetimin televiziv. “It’s my home” vazhdon te transmetohet ne kanalin tone ne youtube 24 ore me 7, deri ne nje vendim tjeter”, ka njoftuar Maloku në profilin e tij në Facebook.
Ai ka kërkuar nga adhuruesit e këtij reality show që ta bëjnë follow në youtube kanalin ‘First Channel’ për të shikuar reality show “It’s my home”.