Radio-portali Njeshi, njofton se ka ndërruar jetë para pak minutash pas një sëmundje të shkurtër mjeshtri i letrave dhe doajeni i gazetarisë shqiptare Hivzi Krasniqi. I ndjeri Hivzi Krasniqi ka ndërruar jetë pranë familjes së tij në Prishtinë ndërsa që lamtumira e fundit do ti ipet nesër në Pejë.
Hivzi Krasniqi njihet si autor i mëse njëmijë tekstesh hite të këngëve shqip, dhe si ndër pionierët e parë radiogazetarisë kosovare, i angazhuar në Radio Prishtinën e dikurshme që nga ditët e para të karrierës së tij. I ndjeri Hivzi Krasniqi pritej që shumë shpejt të angazhohej në radio-portalin Njeshi, respektivisht në ‘Radio1’ e cila pritet të hapet së shpejti. Një kohë ka punuar edhe si kryeredaktor i Radio Dukagjinit. Kohëve të fundit pritej ti bashkohej platformës së re të ‘Radio1’ në Pejë. Ditë më parë ishte operuar nga një aortë e këmbës. Radioportali ‘Njeshi shprehë ngushëllimet e sinqerta familjes Krasniqi, miqve dhe tërë komunitetit letrar, artistik dhe gazetareskë. /Njeshi/