NGUSHËLLIME me rastin e vdekjes së Ali Sylës
Me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e aktivistit e punëtorit të zellshëm të Degës së PDK-së në Gjilan, Ali Syla.
Aliu, që nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan, shërbeu me nder dhe devotshmëri. Ishte punëtor i madh, i urtë dhe i sjellshëm. Me sjelljet e tij njerëzore e kolegiale, krijoi dhe kultivoi raporte të shkëlqyeshme me të gjithë anëtarët, aktivistët, bashkëpunëtorët dhe donatorët e degës, detyrë kjo të cilën Aliu për një kohë të gjatë e kreu me ndërgjegje e përgjegjësi të lart.
Ai do t’i mungojë familjes së tij të mirë, por edhe ne gjithsesi!
Në emër të anëtarëve, aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve të Degës së PDK-së në Gjilan, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, shokëve dhe miqve të tij!
U prehsh në paqe, Ali!
Dega e PDK-së në Gjilan
Riad Rashiti, ud i kryetarit