Ka vdekur aktori i njohur Enver Petrovci. Për vdekjen e tij është bërë e ditur nga Teatri Kombëtar i Kosovës.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të shquar, Enver Petrovci.
Teatri Kombëtar i Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut që e ka çmuar dhe e ka dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike.
Informacionet lidhur me ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim”.
Enver Petrovci është një prej aktorëve me një karrierë të bujshme brenda dhe jashtë Kosovës. / KultPlus.com