Ka ndërruar jetë doktori Nijazi Ahmeti pas infektimit me coronavirus.
Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
“Ndahet nga jeta në moshën 55 vjeçare Dr. Nijazi Ahmeti, ai ka qenë specialist i dermatovenerologjisë, mjek që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu qytetarëve për shumë vite”, thuhet në njoftim.
Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.