Historiani i njohur nga fshati Vërban i Vitisë, Prof.Dr. Daut Bislimi ka humbur betejën me Covid-19 dhe si pasojë në moshën 75 vjeçare ka ndërruar jetë në orët e pasdites së sotme, transmeton Plus Televizion.
Bislimi prej disa ditësh ishte duke u trajtuar në spitalin infektiv në QKUK, pasi i njëjti ishte infektuar me Covid-19.
Daut Bislimi të gjithë veprimtarinë e tij shkencore e ka ushtruar në Prishtinë, ku edhe jetonte. Karrierën e tij e kishte filluar si bibliotekar, pastaj hulumtues në degën e historisë dhe si profesor ordinar. Bislimi gjithashtu ishte edhe ligjërues në Universitetin e Tetovës dhe profesor në fakultetin e Edukimit.
Prof.Bislimi botoi edhe disa studime monografike nga fusha e dijes historike dhe afro 100 studime shkencore në revista prestigjioze./PlusTV/