Ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare, ish-boksieri e gjyqtari i boksit, Ali Rexhepi, duke lënë të pikëlluar familjen, qytetarët e dashamirët e boksit.
Aliu që në fëmijëri ishte marrë me boks, e pas përfundimit të karrierës filloi si gjyqtar i cili ndante drejtësinë në ring.
Ish-boksieri e gjyqtari ndërkombëtar, në rini ishte marrë edhe me futboll e teatër, por cilësitë e tij të mëdha i dha në ndarjen e drejtësisë në ring.
Varrimi i tij do të bëhet nesër me drekë në varrezat e qytetit në Gjilan.
Të pamet mbahen ditën e shtune, e diel dhe e hënë tek Restaurant “Luli”.