Sot ka ndërruar jetë Kadrush Ajvazi, ku qytetarët e Gjilanit, atë e kanë njohir si ‘Çaki’ shkruan Radio Star.
Për vdekjen e tij ka shkruar profesori universitar Flamur Hyseni, përmes një statusi në ‘Facebook’, i cili ka treguar edhe për karakterin e Kadrush Ajvazit, i cili njihej si ‘Çaki’.
Shkrimi i plotë:
ÇAKI I GJILANIT
Çaki, ka qenë qytetar i Gjilanit, i cili është karakterizuar me heshtjen e tij.
Ecjet e Çakit nëpër rrugët e qytetit, çdoherë më kanë tërhequr vëmendjen. Çdoherë dukej se, kishte nevojë me thënë diçka. Ka qenë i kujdesshëm dhe me shumë maturi e ka paraqitur ndonjë kërkesë. E kishte të veçantë mirësjelljen. Çaki kishte kërkesa të arsyeshme.
Çakit nuk ja kemi njohur hallet. Çaki me shikimet e tij çdoherë ka treguar se, e ka kuptuar gjendjen tonë. Këtë e dëshmonte me mirësjelljen e tij, duke mos insistuar në realizimin e kërkesave që kishte.
Çaki, do ti mungoj qytetit, rrugëve të tij, që askush më shumë se ai nuk i ka ecur në njëzet vitet e fundit.
Do të më mungon kërkesa e Çakit, “a ma jep ni ero, ta pi ni qaj”.
Ngushëllime secilit që e ka kuptuar drejtë, Çakin!
Lamtumirë qytetar i Gjilanit, Çaki (Kadrush Ajvazi), pusho i qetë siç ishe./radiostar/