Sot në orët e paradites ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare profesori Muharrem Ramadani.
Muharremi gjatë tërë jetës ja kushtoi edukimit të brezave të rinjë në forma të ndryshme, e në veçanti kontributi i tij ishte i madh në Shkollën e Mesme të Teknikës, ku njëherit ishte një mësimdhënës i dalluar për shumë gjenerata të tëra.
Profesor Muharrem Ramadani njihej edhe si njeri i respektuar në shoqëri si tek nxënësit e tij që aq shumë i deshi dhe i çmoi poashtu respekt të madh për të ndjerin Ramadani kishin edhe qytetarët e Gjilanit.
Profesori Muharrem Ramadani pas ka lënë familjen e tij të ngushte, ndërsa varrimi është bërë sot në orët e pasditës.
Siç kanë bërë të ditur familjarët të pamet nuk do të mbahet për shkak situatës pandemike në bazë të rekomandimeve të IKSHPK.