Sot ka ndërruar jetë profesori Rexhep Qamili, lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, përmes një postimi në facebook.
Njoftimi:
Sonte më 02.06. 2020 ndërrroi jetë baba jonë Rexhep Qamili!
Vdekja të largoi nga ne, por TI gjithmonë do të jesh i pranishëm në mendjet dhe zemrat tona.
Do të na mungosh gjithmonë! Ne jemi krenarë që patëm një baba si TY që na trasoi rrugën drejt perspektivës e të ardhmes më të ndritur dhe na përkrahe në çdo moment të jetës!
Tani do t’i bashkohesh nënës dhe Rritës!
Zoti të mëshiroftë e të shpërbleftë me Parajsë!
Varrimi i të ndjerit bëhet me drekë më 03.06.2020 në varrezat e qytetit të Gjilanit!