Dihen edhe zyrtarisht datat e ndeshjeve të barazhit për Superligë. Më 30 maj dhe 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luhen dy sfida me peshë jashtëzakonisht të madhe, që kanë domethënien mbetjen apo inkuadrimin në Superlig
Dueli Gjilani – Besa do të zhvillohet të enjten më 30 maj, kurse pas dy ditësh do të luajnë Trepça ’89 – Vëllaznimi, ndeshje që do të zhvillohet më 1 qershor.
Të dy takimet fillojnë prej orës 16:00.