Drita nën urdhrat e trajnerit Ardian Nuhiu do ta kërkojë përmbysjen e rezultati dhë njëkohësisht kualifikimin në rrethin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës ndaj Inter Turkut javën që vjen.
Ndeshja e kthimit luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të martën mbrëma me fillim nga ora 20:00, shkruan Demokracia.com.
“Intelektualët” përkundër paraqitjes së mirë në Finlandë u mposhtën 1:0 nga Inter Turku.
Niska ishte golashënues për finlandezët në minutën e 77-të.
Ardian Nuhiu nuk do mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të krahut, Ilir Blakçori për shkak të kartonit të kuq të këtij të fundit në ndeshjen e parë.