Drita sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.
Përballë skuadrës së drejtuar nga Ardian Nuhiu do të jetë skuadra e njohur belge, Royal Antwerp.
Royal Antwerp sot është nikoqir i Dritës në stadiumin Bosuilstadion me fillim nga ora 19:00.
Klubi belg është kërkon të mposhtë FC Dritën në raundin e dytë të Ligës së Konferencave të UEFA-s për të vazhduar tutje.
Mark van Bommel në konferencë për media ka thënë se e njeh Dritën dhe ka marr si shembull ndeshjen e tyre me Feyenoord vitin e shkuar.
Dueli i parë zhvillohet sonte në Belgjikë, derisa ai i kthimit pas një jave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.