Shkruan: Albina Azemi
Jeta e njeriut është e përmbushur me përplot sakrifica por edhe pikëpamje të ndritshme që ndikojnë pozitivisht në zhvillmin e proceseve jetësore.Jeta e njeriut gjithmonë ka kuptim filozofik por ajo është e mbushur me përmbajtje sociologjike. Ishte një pasdite e nxehtë e padurueshme Gushti në qytetin tim.Njerëzit kryesisht shin të tensionuar dhe të padisponuar përshkak rrethanve.Gjendja natyrore e tyre ishte e mire por her her në gjendjen shoqërore shfaqen kundërthënje të cilat qojnë në skajshmeri të jetës së njeriut.
Ktheva në një kafiteri.Po sa hyra brenda një grua e moshuar më përshendeti butësisht e miqësisht,mirëdita vajzë!Si jeni?Mirë iu pergjigja,cfar halli keni e pyeta?Jam nga malësia.Dola në qytet për të shëtitur,duke buzëqeshur me një gjysmë zëri ashtu të lodhur. Ulu,e luta për një kafe,ajo u befasua! Të pish kafe me një person nuk është aq e thjeshtë sikur kuptohet në përditshmerinë tonë.Për të pirë kafe nga konteksti sociologjik ka domethëje të thellë e kuptimplotë.Pranimi I dy e më tepër personave nxjerr në sipërfaqe rrëfime,impresione,kujtime qoftë të mira apo të hidhura që I përjeton njeriu në këtë fazë të zhvillimit të shoqërise bashkohore!
Zhvillimi I dialogjeve me personin e rastit më paraftyron kohën e Sokratit kur zhvillonte dialogje me qytetarët nëpër sheshe,lokale,neja etj.Dialogu me personin që kisha afër në tavolinë,derisa më shërbente kamarjeri me kafe,në fytyren e saj vëreja emocione të forta të preokupimit.Mërzia e kishte kapluar.Mori loke gjatë jetës time kam hek shumë!.Këto vitet e fundit,leje më që varfëria na ka perfshi skajshmërisht,por në këtë shoqërine tonë ska si mos të kaplon mërzia!.Fjala është për djalin tim I cili ka hy në një rrugë pakrye.Është zhytur në një shoqëri ku përdoret droga.
Qe 1 vit ai ballafaqohet me jetë a vdekje.E kuptoj I thash.Nën këto rrethana shoqërore ngjarjet po zhvillohen sipas digtatit të faktorëve të jashtem sociale,ka humbur kontrolli në shoqëri,perendoj koha e sistemit shoqëror që në mënyrë socialiste kontrollonte segmentet e jetës shoqërore. Po ju,kur e keni hetuar se djali juaj mer substanca narkotike?Ndiqte mesimet ne klasen e nente.Aty,nga fillimi I vitit shkollor e vereja se mungonte shume nga shtepia.Nje dite shkova ne shkolle dhe I takova shoket e tij.
Mora shumë informata,të cilat ishin dekurajuese për mua sepse djali kishte devijuar shumë.Ishte zhytur në një shoqëri devijuese.Edhe në shtëpi e hetoja shumë herë sjelljet e tij patologjike.Kështu moj bijë po ndodh sot në mesin tonë.Kam dalur për mëshirë…nëse më ndihmon dikush për të mbijetuar.Me entuziazëm e ndëgjoj rrëfimin e bashkëbiseduesës time.I ndihmova me aq sa kisha mundësi,por nga gjithë kjo nxorra konkludimin e drejtë socilogjik.Kuptimi nga takimi I rastit me bashkëbiseduesën përceptoj më shumë sfida që e kaplojnë shoqërinë tonë bashkohore si:droga,prostitucioni,trafikimi I qenieve njerzore,delikuenca etj. Ishte një përceptim sociologjik edhe pse interpretimi ishte I drejtëpërdrejtë por ama I drejtë,sepse vërtetë në shoqerinë kosovare para syve tanë po zhvillohen fenomene negative të cilat meritojnë analiza të mirëfillta shkencore sociologjike.
Shoqeria kosovare,në çdo pore të jetës duhet të ketë sociolog të cilët mundësojnë konsulidimin e shoqerisë.Shoqëria është fajtor që e mëshiron kuptimin filozofik të jetës së njeriut.Me të drejtë Aristoteli thotë:Njeriu vetëm brenda shoqërise bëhet njeri I vërtetë,ndërsa jashtë saj,njeriu bëhet ose kafshë ose perendi.Prandaj,sa shoqeria bashkohore është e konsoliduar për zhvillimin e vyrtyteve njerëzore?