Sot pritet të zhvillohet derbi ‘El Anamorava’, mes FC Dritës dhe SC Gjilanit, duke filluar nga ora 15:00 shkruan Radio Star.
‘Radio Star’, ka siguruar një foto ku shihet se fusha me barin sintetik është djegur me benzin dhe tani rrezikohet derbi të zhvillohet.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovë, për të hetuar rastin se si ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur kjo, pas kësaj ngjarje rrezikohet të luhet derbi lokal mes FC Dritës dhe SC Gjilanit./radiostar/