Gratë e administratës komunale të Fushë Kosovës kanë marrë si dhuratë nga një krem dhe tonik kundër rrudhave për fytyrë.
Ato refuzuan që si dhuratë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas të marrin lule, por kërkuan diçka që ndikon në parandalimin e plakjes.
“Çdo 8 Mars ato kanë marrë lule prej komunës, por kësaj here ka qenë vullneti i tyre të zgjedhin një artikull që ato duan dhe nuk ka qenë zgjedhja e një ose grupi të vogël por gati i gjithë stafit”, ka thënë zëdhënësi i komunës, Ali Topalli.
Sipas kontratës që kushtoi rreth 1 mijë euro, komuna ka blerë 100 kremra për fytyrë antirrudhë, si edhe po kaq tonikë.
Gjithashtu, për këtë 8 mars, gratë kanë punuar vetëm deri në orën 12:00 dhe jo si zakonisht deri në orën 16:00.