FBI-ja ka arrestuar dy ish-punëtorë të martën, të akuzuar për vjedhje të kartelave bankare nga trupat e vdekur të cilët dërgoheshin në morgun e New Yorkut.
Ish-teknikët e morgut, Willie Garcon dhe Charles McFadgen janë akuzuar për mashtrim me pajisje pasi përdorën kartelat për një listë blerjesh të paautorizuara, kanë thënë prokurorët.
50-vjeçari Garcon, ka punuar si teknik në autopsi dhe transportin e trupave nga maji 2018 deri në korrik 2020, shkruan AP.
FBI-ja ka thënë se ai përdori kartat e kreditit të katër njerëzve të vdekur duke arritur afër 6,500 dollarë blerje, përfshirë një fluturim nga Newark, New Jersey për në Florida. Ai bleu edhe një kondicioner dhe paguajti një tiketë parkingu, thanë autoritetet.
66-vjeçari McFadgen bëri më shumë se 13,500 dollarë për blerje të paautorizuara duke përdorur kartelat bankare të pesë njerëzve të vdekur.