Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi të huaj që dyshohej se tërhiqte para kundërligjshëm nga bankomatet në Kosovë, me 27 kartela bankare, raporton Sinjali.
Siç njofton Policia, atij i janë sekuestruar: një telefon, një SIM kartelë, 1200 euro para të gatshme, 387.02 funta angleze dhe 27 kartela të ndryshme bankare që dyshohet se janë të klonuara.
“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit.
Me vendim të Prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe sipas rekomandimeve do të ndërmerren veprimet e mëtejme sipas proceduarve ligjore.”, njofton Policia.